LAJMET

Edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut, kosovarët duhet ta kenë testin COVID-19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton të gjithë shtetasit e Kosovës se nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse nuk e posedojnë testin për virusin COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.

“Bazuar në masat e reja të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, kjo rregull vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për kalim transit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të gjithë ata që do të zgjedhin këtë rrugë duhet të posedojnë PCR Test – negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483