Bota

Edhe një zyrtar tjetër i lartë largohet nga Pentagoni

Një përfaqësues civil i cili mbikëqyri veprimet e Pentagonit gjatë përmbysjes së Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme ka dhënë dorëheqje.

Pentagoni tha se ushtruesi i detyrës, Christopher Miller pranoi dorëheqjen e Christopher Mayerit, i cili ka mbikëqyrur politikën e SHBA-së jashtë dhe luftën kundër ISIS-it që nga marsi i vitit 2017. Mayer ishte drejtori i grupit punues Anti-ISIS, i cili u shpërbë, raportoi AP.

Detyrat e tyre u morën nga personeli i antiterrorizmit, të cilët u emëruan në poste të larta në Pentagon nga Donald Trump, gjatë një shkarkimi të madh në fillim të nëntorit, i cili përfshinte shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Mark Esper.

CNN raportoi për largimin e Mayerit ndërsa New York Times raportoi ai u detyrua të largohej. Në një deklaratë zyrtare, Pentagoni nuk dha një shpjegim për largimin e Mayerit, por thuhet se vendimi për të shpërndarë grupin e punës që drejtoi ishte një konfirmim i “veprimit të suksesshëm për të shkatërruar armikun” në territorin e Irakut dhe Sirisë.