Kosova

Edhe një vendim tjetër i ‘Qeverisë Haradinaj’ pritet të anulohet nga qeveria e re

Në radhë për t’u shfuqizuar është edhe një vendim tjetër, i cili u mor nga ‘Qeveria Haradinaj’.

Sot pritet të anulohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Bazuar në këtë vendim, konsorciumi Bechtel Enka po kërkon rreth 50 milionë euro.

Kërkesën e tillë ky konsorcium po e mbështet në një vendim të Qeverisë Haradinaj të vitit të kaluar, ka shkruar të mërkurën Koha Ditore.

Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë./Koha.net