Kosova

Edhe një tjetër deputet i Kosovës kryen ndërhyrje estetike

Është bërë modë edhe në politikën kosovare, mbjellja e flokëve. Para disa ditëve u raportua se deputeti i Alenacës për Ardhmerinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kryer ndërhyrje estetike duke mbjellë flokët.

Por është edhe një deputet tjetër, që tashmë ka marrë pamje tjetër nga mbjellja e flokëve.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në këtë mandat do të ketë look të ri.

Reçica i ka mbjellë flokët dhe tashmë duket shumë më ndryshe në se sa që dukej më parë.

Mbjellja e flokëve është bërë trend tek meshkujt që kanë probleme me rënien e tyre. Së fundi u raportua se edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka mbjellë flokët. Edhe reperi Gold Ag ka ndryshuar pamje duke mbjellë flokët.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483