Kosova

Edhe një kandidat kërkon rinumërimin e votave

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Burim Ramadani ka folur për kërkesat për rinumërim të votave.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se rinunërimi i votave e forcon legjitimitetin e fituesve.

Shënimi i plotë:

Rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve!

Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.

Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare.
Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve.
Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha.

Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë.
Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483