Kosova

Edhe një i ftuar nga ‘Specialja’

Gjykata në fjalë, i ka intensifikuar veprimet.

Së fundi, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po vazhdojnë të dërgojnë ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa është njoftuar se tashmë do të nis edhe ngritja e aktakuzave nga Prokuroria Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka njoftuar se sot ka ardhur edhe një ftesë, për ish luftëtarin e UÇK-së, Afrim Basha.

Basha është nga Suhareka dhe Gucati beson se edhe ai do të dalë faqebardhë nga kjo Gjykatë.

“Sot mora lajmin që luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK-së”, shkruan Gucati në Facebook.

Ndryshe, Prokurori i Specializuar e ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se ka ndërmend të fillojë procedime penale, si dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483