EKONOMI

Edhe në 2019 rreth 75 përqind e mjeteve të Trustit u investuan në tregjet ndërkombëtare

Në Fondin e Kursimeve Pensionale mjetet nën menaxhim shënuan rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë euro apo 1.966 miliardë, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Kështu  u bë e ditur sot në një konferencë për medie të mbajtur nga drejtuesit e Fondit.

Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit tha se FKPK për vitin 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8.9 për qind, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët.

Sipas tij, kthimi bruto shkoi në rreth 161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i lartë ndonjëherë.

Ndërsa, në vitin 2018 kthimi në investime ishte 84. 7 milionë euro ose minus 5.3 për qind.

 Morina tha se pothuajse  75 për qind e mjeteve të FKPK gjatë vitit 2019 ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare.

 “Edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performancës së tregjeve, përgjatë vitit ishin disa risqe dhe pasiguri me vlerësimin shumë të lartë të aksioneve, me përkeqësimin e fitimit të pritshëm të korporatave”, theksoi ai.

 Sipas tij 25 për qind e mjeteve ose rreth 500 milionë euro në tregun e Kosovës, kurse 75 për qind e mjeteve të tjera janë të koncentruar në tregun e BE dhe ShBA.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483