SPORT

Edhe Napoli vihet pas Edouardit

Pas Lazios e Romës, edhe skuadra e Napolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Celticut, francezit Odsonne Edouard.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, transmeton Koha Ditore. Napoli tashmë ka kontaktuar Celticun dhe për transferimin e 21-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit ka ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim.

Edouard këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime në 17 ndeshje për Celticun në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2022.

Edouard te Celticu u transferua vitin e shkuar nga PSG-ja për dhjetë milionë euro. Ai është pjesë e ekipit U-21 të Francës dhe ka shënuar nëntë gola në katër ndeshje.