Bota

Edhe mbi 750 viktima nga koronavirusi në Spanjë

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë është rritur për të dytën ditë me radhë.

Autoritetet shëndetësore thanë në në 24 orët e fundit janë regjistruar 757 viktima, krahasuar me 743 që janë shënuar në 24-orëshin paraprak.

Megjithatë, shifra është shumë më e ulët se rekordi prej 950 viktimash në ditë, që është regjistruar më 2 prill.

Numri i të infektuarve të rinj është rritur po ashtu për 6,180.

Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropë: afro 147,000.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha të mërkurën se ka shenja se koronavirusi po ngadalësohet në Itali dhe Spanjë, por paralajmëroi se përparimi në të gjithë kontinentin është “jashtëzakonisht i brishtë”.