SPORT

Edhe katër skuadra arrijnë çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Janë mësuar edhe katër çerekfinalistë të Kupës së Kosovës në futboll.

Biletën për në çerekfinale sot e kanë prerë Prishtina, Gjilani, Liria e Vushtrria.

Prishtina e mposhti në udhëtim Arbërinë me rezultat prej 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga Meriton Korenica.

Në ndeshjen tjetër Gjilani e mposhti 2 Korrikun me rezultat të thellë prej 6 me 1.

Busiq e Hajdari shënuan nga dy gola për vendasit, kurse nga një gol shënuan Jonuzi e Sejdiu.

Golin e vetëm në këtë takim për 2 Korrikun e ka shënuar Shala.

Kurse Liria ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Ferizajt.

Kurse Vushtrria e mposhti në udhëtim Trepçën me rezultat prej 4 me 2.

Kujtojmë se dje janë kualifikuar në çerekfinale edhe Ballkani, Dukagjini, Feronikeli e Drenica.

Me këto ndeshje është mbyllur edhe stinori vjeshtor në futbollin kosovar.