Kosova

Edhe katër raste të reja me koronavirus, pesë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, ka thënë Instituti.

Ndërkohë, sipas njoftimit, katër raste tjera që kanë qenë me koronavirus janë shëruar.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19″, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.