SHËNDETËSIA

Edhe Gjinekologjia ndërmerr masat ndaj COVID-19, dy shtatzëna ishin testuar javën e kaluar

Pamjet e shpeshta të shëtitjes së shtatzënave nëpër korridoret e Gjinekologjisë nuk hasen më.

Frika nga përhapja e virusit COVID-19 ka bërë që lëvizjet e vetme në këtë pjesë të jenë ato të stafit mjekësor, raporton KOHA.

Ndalimi i të gjitha vizitave, ndërprerja e operacioneve elektive si dhe përcaktimi i zonave të izolimit, janë disa prej masave të cilat i ka ndërmarrë Klinika e Gjinekologjisë.

Por, në këtë klinikë, javën e kaluar, dy shtatzëna u rekomanduan për testim nën dyshimet se ishin të prekura nga COVID-19.

Vetëm brenda një jave, në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer mbi 270 lindje, 130 prej tyre lindje cezariane.

Derisa mbi 130 paciente, shumica prej tyre shtatzëna, vazhdojnë të jenë të shtrira në këtë klinikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483