SHËNDETËSIA

Edhe dy viktima nga Covid-19 në Kosovë

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”, thuhet në komunikatë.

Kurse në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Me këta dy të vdekur numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë shkon në 33.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.