Rajoni

Edhe dy fëmijë infektohen me coronavirus

Edhe dy fëmijë janë pozitivë për Covid-19 në çerdhen qendror të Strumicës, informon “Telma”. Këta janë fëmijë nga i njëjti grup që janë në izolim pas rastit të parë të konfirmuar dy ditë më parë në Maqedoni.

Tani për tani, nuk mund të konfirmohet se kjo është një lidhje me rastin e parë të Covid-19 në grup, sepse njëri nga fëmijët që janë regjistruar sot si pozitivë nuk e ka takuar fare fëmijën e parë pozitiv, ndërsa tjetri ka qenë në kontakt vetëm një ditë. Nuk përjashtohet mundësia e transmetimit të virusit nga njerëzit e tjerë te familjeve që mund të jenë bartës të virusit por nuk kanë asnjë simptomë. Rasti i parë në çerdhen e Strumicës u regjistrua dy ditë më parë, ndërsa fëmija ishte në çerdhe vetëm tre ditë nga hapja më 9 shtator, deri në fundjavë. Fëmija mori virusin nga një anëtar i familjes.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.