EKONOMI

Edhe Dogana i bashkohet bllokadës së sindikatave, shkak ligji i pagave

70 për qind e punëtorëve në sektorin publik, nga muaji dhjetor pritet që të marrin pagat me rritje, por disa ditë para ekzekutimit të tyre, Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta, veçmas te sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

Madje, tri sindikatat; ajo e shëndetësisë, e arsimit dhe policisë kanë paralajmëruar edhe greva për këtë çështje, vendim ky që erdhi pas takimit me Albin Kurtin, i vetmi që iu kundërpërgjigj thirrjes së tyre.

Por, këtyre tri sindikatave iu ka bashkangjitur edhe ajo e Doganës.

Përmes një njoftimi të bërë për media Sindikata e Pavarur e Doganës  së Kosovës thotë se përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

“Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës – SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon  përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës. Andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit”, thuhet në njoftim.

Tutje kjo sindikatë shton se çdo devijim nga moszbatim i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i pa pranueshëm. 

Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulëta është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 eurosh është paga e mësimdhënësve të shkollës se mesme, profesori i universitetit do të marrë 1 505 euro, kryeprokurori 1 912 euro, kryeministri 2151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2390 eurosh/indeks

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483