Kosova

Edhe djali i këtij deputeti do ta lëshojë Kosovën

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se debati i thirrur sot për largimet e të rinjve nga Kosova ka qenë i ngutshëm.

Sipas tij LDK është dashur që për këtë çështje të thërras seancë të rregullt në mënyrë që edhe deputetët edhe Qeveria të mund të përgatiteshin për të folur për çështjen.

“Është shqetësim migrimi. Nuk po ndodh tash por më tepër se një dekadë. Migrimi legal dhe ilegal ka ekzistuar dhe po vazhdon. Të gjithë kemi arsye që ta trajtojmë këtë fenomen. Sot diku gjysma e debatit është folur për zgjedhje dhe kritika ndaj Qeverisë por shumë pak ka pasë ide se si të ndalet. Nuk është korrekt. Nëse duam të jemi të sinqertë të gjithë ne mund të bëjmë hapa konkret që ta zvogëlojmë migrimin. Nuk mund t’i mbyllim sytë para këtij fenomeni”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

Sikurse deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami që ka thënë se e ka vëllain që po pret të marrë një vizë që të largohet nga Kosova, Selmanaj ka pohuar se edhe njëri nga bijtë e di ka shprehur dëshirën që ta lë vendin në kërkim të një jete më të mirë.

“Njëri prej tre djemve është i interesuar që të gjejë një punë të dalë jashtë. Është ndjenja si e çdo prindi. Normal që kam insistuar që të rri këtu. Nuk është në pyetje vetëm djali im. Nëse nuk krijojmë përspektivë për të gjithë atëherë nuk ka zgjidhje as për djalin tim”.

Ai ka deklaruar se edhe në qeverisjen e tanishme është e shprehur praktika e nepotizmit.

“Është praktikë e mëhershme që duhet të ndryshojë. Një praktikë që fatkeqësisht është nga paslufta”.

Selmanaj ka thënë se asnjëri prej tre djemve të tij nuk është në marrëdhënie pune.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483