SPORT

Edhe Bullgaria lejon shikuesit në stadiume

Ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë ka thënë të martën se stadiumet mund të presin shikuesit në ndeshje kur edicioni i futbollit të rifillojë të premten.

Elita e Bullgarisë do të luhet në një version të shkurtuar, ndërsa vendimi fillestar për zhvillimin e ndeshjeve pa shikues ishte kritikuar nga shumë palë. Shumë tifo-grupe i kanë dërguar të hënën letër kryeministrit Boyko Borissov, duke thënë se ndeshjet mund të organizohen lehtë me tifozë në tribuna.

Ministri Kiril Ananiev ka thënë se do të lejohen shikues, por jo më shumë se sa 30 për qind e kapacitetit të stadiumeve.

Bullgaria në fund të prillit ka nisur me lehtësimin e masave. Deri të martën në Bullgari janë paraqitur 2538 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 144 persona.

Javën e kaluar tifozët janë kthyer në stadiumet në Hungari. Çdo i dyti rresht është mbajtur i zbrazët, kurse tifozët janë ulur në çdo të katërtën ulëse.

Tifozët do të lejohen edhe në Rusi e Poloni, por në numër të kufizuar. Ligat e mëdha ndeshjet do t’i organizojnë pa tifozë në stadiume.