Kosova

Edhe Albin Kurti e Isa Mustafa në takim me Borrell-in

Ai sapo e ka përfunduar takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi. Ndër të tjera aty është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, po qëndron në Kosovë.

Pas takimit me Thaçin, Borell do të takohet edhe me përfaqësues të partive politike.

Në Kuvendin e Kosovës tashëm ka mbërritur kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe lideri i LV-së Albin Kurti.