SPORT

Edhe Akili e nis me këmbë të mbarë, fiton me “ippon”

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai arriti që ta mposhtë me “ippon” izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Akili, që rrethin e parë e kaloi pa luftë, do të ketë punë në rrethin e tretë me fituesin e duelit mes Anthony Zingg vs Salvador Cases Roca.