Kosova

Edhe AAK i frigohet koronavirusit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë njoftuar se do të bëjnë pezullimin e të gjitha kuvendeve zgjedhore të partisë deri më datën 27 mars.

Sipas njoftimit të AAK-së, kjo bëhet pas vendimit të mbrëmshëm që e mori qeveria e Kosovës.

“Si pasojë e gjendjes së krijuar së fundmi nga pandemia globale e Coronavirusit (COVID-19) dhe vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, AAK ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht të gjitha kuvendet zgjedhore deri në datën 27 mars, 2020”, shkruhet në komunikatë.

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj kanë bërë thirrje që situatë të menaxhohet në mënyrë profesionale.

“AAK bën thirrje që situata të menaxhohet në mënyrë profesionale, duke respektuar këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të organizatave të tjera relevante. Është një situatë e ndjeshme të cilën mund ta kalojmë së bashku me kujdes, por pa bërë panik të panevojshëm”, bëhet e ditur.