Rajoni

Edhe 79 të prekur me Covid-19, plus 2 viktima në Maqedoninë e Veriut

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë kryer 835 teste për koronavirus.

Sipas qyteteve, Shkupi prin me 44 raste të reja, Kumanovë 9, Shtip 3, Prilep 1, Tetovë 8, Strugë 1, Veles 3, Manastir 1, Ohër 1, Gostivar 6, Dellçevë 1, Negotinë 1

Pacientët që kanë vdekur, njëri është nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. Ndërsa 8 pacientë janë shëruar plotësisht.