Hi Tech

Edhe 77 lëshime të sigurisë në procesorët e Intelit

Inteli e paralajmëroi sërish publikun në maj se lëshimet e sigurisë në nivelin e mikroarkitekturës së procesorëve të tyre u mundësojnë hakerëve t’i shmangnin mekanizmat e sigurisë dhe të vijnë ilegalisht deri tek të dhënat e caktuara të cilat i proceson procesori qendror. Inteli atëherë i këshilloi përdoruesit ta pamundësojnë funksionin Hyper Threading për t’i shmangur sulmet, raporton Expreview.

Megjithatë, lëshimi i sigurisë duket të jetë shumë më serioz sesa mund të dukej në shikim të parë. Inteli ka njoftuar për lëshimin e ri – TSX Asynchronous Suspension Vulnerability (TAA). Përveç kësaj, Inteli e ka zbuluar edhe një gabim të quajtur “conditional jump instruction (JCC)” dhe e publikoi përmirësimin softuerik i cili manifestohet në formën e rënies së performancës.

Në raportin e Intelit thuhet që me këto lëshime janë prekur më shumë modele të procesorëve sesa që pritej fillimisht: procesorët e Whisky Lake, Cascade Lake dhe Coffee Lake Refresh me mbështetje për teknologjinë Intel TSX. Nga ky lëshim nuk u kursyen as modelet më të reja.

Në shpjegimin e lëshimit, Inteli deklaroi se “malware” ishte në gjendje ta njohë vlerën e të dhënave që procesohen në bërthamën fizike. Në këtë mënyrë, hakerët janë në gjendje të nxjerrin informacione në lidhje me aplikacionet e tjera, sistemet operative, shabllonet për menaxhim të sistemit, informacionet në lidhje me administratorët e makinave virtuale, përdoruesit e tyre, etj.

Gjenerata Skylake e procesorit është e ndjeshme ndaj gabimit “Decode Icache”, kur instruksioni për shkak të të dhënave të lëshuara fillon të sillet në mënyrë të paparashikueshme. Inteli reagoi menjëherë dhe e largoi azhurnimin e mikrokodit, por problemi është se instalimi i tij e degradon performancën e procesorit me 4%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.