SHËNDETËSIA

Edhe 7 raste të reja me coronavirus, të gjithë nga Malisheva

Sonte  janë testuar edhe 25 mostra të personave nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive për coronavirus.

Sipas IKPShK të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.

Instituti ka tërhequr vërejtjen se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

Disa orë më parë u dha njoftimi për 8 të infektuar me coronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.