Kombëtare

Edhe 23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Sot 23 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike 12 raste janë në Tiranë, 6 në Mat kontakte nga QSUT, 4 në Lushnje dhe një në Durrës.

Ndërkohë në QSUT janë testuar 57 personel dhe paciente të cilët kanë rezultuar negativë.

Në spitalin Infektiv janë 23 pacientë të shtruar, ndërsa 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë, 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi”, thuhet tutje në njoftim.