Kosova

EdGuard: Çdo i treti fëmijë, sipas mësimdhënësve, e ka të vështirë të arrij të nxënit

Një hulumtim i kryer nga Instituti EdGuard ka nxjerr në pah të metat e sistemit arsimor të Kosovës. Gjetjet kryesore, dalin të jenë, vërtetë tronditëse – shkruan Kosova.info

“Hulumtimi i Institutit EdGuard ka shpërfaqur mangësitë në shumë aspekte të teksteve shkollore përfshirë mbi ngarkimet me informacione e faktografi, gabime drejtshkrimore e paqartësi gjuhësore, nxitje të ndarjeve gjinore, bullizmit e seksizmit, etj.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar rreth këtij hulumtimi.

Të gjeturat kryesore janë këto:

‐ Çdo i dyti mësimdhënës deklaron se tekstet shkollore janë pak ose fare në përputhje me plan programet mësimore.

– 68% e mësimdhënësve pohojnë se libri i mësimdhënësit është mesatarisht ose jo shumë në përputhje me tekstet e reja shkollore.

– 52% e mësimdhënësve thonë se tekstet shkollore u shkaktojnë probleme në procesin e mësimdhënies.

– Çdo i treti fëmijë, sipas mësimdhënësve, e ka të vështirë të arrij të nxënit e mësimit në lëndët mësimore si pasojë e përmbajtjes së teksteve shkollore.

– Çdo i dyti mësimdhënës mendon se tekstet shkollore për nga cilësia janë më të këqija apo nuk dallojnë nga tekstet e vjetra.

Mësimdhënësit nga gjithsej 404 komente kanë listuar me dhjetëra gabime në tekstet shkollore nga viti shkollor 2019/20.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.