Kombëtare

E zhdukura që në qershor, bashkëjetuese me një të dyshuar në Gjakovë

Një e mitur në Gjakovë, Yllka Derri, e cila u raportua e zhdukur nga data 15 qershor i këtij viti, është gjetur nga policia duke bashkëjetuar me një person.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Policia thotë se gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019.

“Me datë 16.12.2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes Mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim. Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, Mbrojtësin e viktimave me qëllim të zbardhjes së rastit dhe marrjes se masave tjera të nevojshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.