ROZË

E veshur në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës

Dua Lipa ka shkëlqyer me kombinimin e veshjes së saj, ndërsa u pa të largohej nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë.

Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë të përmasave të mëdha, dhe mbrojti fytyrën e saj pas një maske dhe syze dielli të zeza.

Sipas Daily Mail, interpretuesja e hitit “New Rules” zbuloi se xhaketa e saj e modës ishte me dy anë duke e modeluar lirshëm pjesën mbi shpatullën e saj të majtë për të treguar modelin e saj kuqezi.

Këngëtarja për aksesorë zgjodhi unaza lulesh dhe një çantë elegante në krahun e saj.

Artistja me prejardhje shqiptare është e nominuar për tri kategori në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve në Britani: “Artistja më e mirë femër”, “Albumi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë solo”.

Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumëpritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena”, në Londër.