OPINION

E vërteta me një deshmitar!

Shkruan: Sejd TOLAJ
Si rregull udhëheqësit shqiptar ishte dashur të flasin me një zë dhe të kenë një qendrim unik në Samitin e Berlinit,qoftë në biseda formale apo informale.

Ramush Haradinaj zgjodhi rrugën më të mirë të komunikoj dhe tua bëjë te ditur popullit shqiptar kudo se deri ku ka arritur mashtrimi i publikut nga Rama e Thaqi ,ku i pari taksen ndaj produkteve serbe e quan “klithem”të Kosoves që ta ndëgjoj bota,e i dyti thotë se i mbron gjëja vendimet sovrane të shtetit të Kosovës .Pra këtë e bëjnë për konsum të brendshëm,perderisa në Berlin paskan kerku “pezullimin” e jo heqjen e takses.

Vendosja e takses nuk është vendos si masë mbrojtëse ndaj miqëve tonë nderkombëtarë siq pretendojnë të kamuflojnë në opinion Edi dhe Hashimi.Por kjo masë është vendosur ndaj Serbisë si masë reciprociteti për të mbrojtur ekonominë e vendit nga dëmet qe po shkakton Serbia .Poashtu taksa është edhe preventivë për të ndaluar idenë për pazare me territore nga trinomi Vuçiq-Thaqi-Rama.

Andaj nuk pajtohem me statusin e Edi Rames e vërteta ime me shumë deshmitarë,në fakt e vërteta që doli në shesh ka vetëm një deshmitar dhe një personazh kryesor pozitiv ai quhet Ramush Haradinaj-Kryeminister i shtetit sovran të Kosovës.