Kuriozitet

E vërteta e shtëpisë më të veçuar në botë

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet një shtëpi e bardhë, e izoluar, e ndërtuar në faqen e një kodre, me pamje nga Oqeani Atlantik.

Kjo është shtëpia më e veçuar në botë, dhe ishulli quhet Ellioei. Sipas thashethemeve të internetit, qeveria e Islandës ia dhuroi shtëpinë këngëtares islandeze me famë botërore, Bjork. Po sipas thashethemeve, Bjork donte një studio të izoluar, dhe për këtë kishte hyrë në marrëveshje me qeverinë. Por kjo nuk është e vërtetë.

Cili jeton në atë shtëpi, atëherë? Disa thonë që është ndërtuar nga një miliarder anonim, si strehë në rast se ndodh fundi i botës. Të tjerë thonë se mund të jetë një fetar i izoluar nga shoqëria, si eremit. Disa shkojnë deri aty sa thonë se shtëpia mund të mos ekzistojë fare, por është montazh.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto teori të bukura nuk është e vërtetë.

Ishulli ka qenë i banuar para shumë kohësh nga një grup i vogël familjesh, në vitet 1930, por tani është krejtësisht i pabanuar.

Shtëpia e bardhë u ndërtua vetëm në vitet 1950, nga një grup gjuetarësh, të cilët shkonin atje vetëm për të gjuajtur zogjtë e veçantë, dhe donin diçka si strehë.

Edhe pse duket si shtëpi ideale për pushime larg qytetërimit, aty nuk ka as elektricitet, as tubacione uji. Por ama e ka një sauna islandeze, që furnizohet me ujë nga një sistem që mbushet nga shiu.

Edhe pse për njerëzit nuk është vend i mirë për të jetuar, ajo shtëpi është ideale për zogjtë. Specie të ndryshme kanë ndërtuar me dhjetëra fole në shtëpi dhe në ishull. Për këtë arsye, tani është rezervë natyrore e mbrojtur nga shteti, dhe mund të vizitohet vetëm me grupe të organizuara turistësh, me udhëtime brenda ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.