Life Style - Funny

E vërteta e fotos duke u puthur me konkurrentin e ‘PërPuthen’/ Fjorentina Halili i thotë të gjitha në ‘Kafe Shqeto’

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte Fjorentina Halili.

Fjorentina , ish-konkurrente e Big Brother foli për përditshmërinë dhe marrëdhëniet e saj me ekranin.

Por sigurisht, që nuk anashkaloi dot as foton e cila qarkulloi në internet pak ditë më parë, ku ajo dukej duke u puthur me një nga konkurrentët e Përputhen, Edisonin.

Në lidhje me këtë , Fjorentina u shpreh: Ajo ka qenë një lojë dhe ne kemi qenë duke lozur , dhe ishte një lojë me bidon dhe ne po bënim dënimin tonë dhe këtë na e bëri miku ynë Xhani Demika. Dhe mua më ra dënimi që duhet të puthesha me Edisonin si tek filmi Romeo dhe Zhuljeta.

Moderatori Flavio Qarri shprehu mosbesimin e tij drejt kësaj, por  Fjorentina shtoi: Unë dhe Edi jemi miq shumë të mirë dhe vajzave ju them që nuk është me mua, është i lirë kështu që… vazhdoni. Më kanë ardhur shumë komente të tipit ‘Plasën çokollat’ dhe ‘Shyqyr që ja bëre boom’.

E pyetur nga Flavio në lidhje me statusin e saj, Fjorentina u shpreh:

Unë jam beqare dhe jam shumë e lumtur që jam beqare sepse meshkujt janë hall më beso.’

Fiorentina teksa foli për faktin dhe arsyen pse është single, nuk e fshehu se është natyrë mjaft xheloze, teksa tha: Unë jam shumë xhelozë dhe shumë posesive.

Teksa u pyet në lidhje me aktivitetete saj të momentit, Fjorentina tregoi:

Kam punuar me Xhani në një club, plus pjesa e marketingut. Kam punuar dhe tek një mikesha ime në një qendër estetike.Ndërsa tani po punoj vetëm me Instagramin.

Ndërsa në lidhje me planet e saj për të ardhmen, Fjorentina nuk e fshehu dot faktin se do të donte të jetonte jashtë shqipërisë

Pyetur nga Flavio se si do të ishte mashkulli perfekt i saj, i marrë shembull nga ajo, Fjorentina nuk e fshehu aspak faktin se do të donte një mashkull si Edisoni, me karakteristikat e tij.