Kombëtare

E tradhtoi malli për gruan, si u arrestua trafikanti shqiptar në Itali që mbushi Anglinë me afrikanë

Por si u prangos? Sipas mediave italiane, gruaja e shqiptarit ishte zhvendosur vetëm dy muaj më parë në fshatin piktoresk Monteroni d’Arbia në Siena.

Një shqiptar, 29-vjeç pjesë e një rrjeti trafiku klandestinësh nga Afrika dhe Azia, drejt Evropës dhe veçanërisht Britanisë së Madhe është prangosur në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia belge, por kishte arritur që të fshihej, megjithatë jo për shumë kohë. Por si u prangos? Sipas mediave italiane, gruaja e shqiptarit ishte zhvendosur vetëm dy muaj më parë në fshatin piktoresk Monteroni d’Arbia në Siena.

Skenari i hetuesve se shqiptari herët a vonë do të shkonte në fshat për të takuar gruan rezultoi i saktë, pasi 29-vjeçari ra në këtë kurth dhe u arrestua. Shqiptari, që ishte një nga personat kyç të organizatës kriminale do të ekstradohet në Belgjikë, ku rrezikon deri në 20 vjet burg.