Video

E tmerrshme: Shpërthen goma e kamionit dhe hedh në erë nënën me foshnjën e saj (Video)

Shpërthimi i një gome kamioni, ka hedhur në ajër një nënë dhe foshnjën e saj.

Pamje tronditëse janë kapur nga kamerat e sigurisë pranë një dyqanit në Kinë, ku shfaqen disa punëtorë duke e fryrë gomën.

Momente më vonë, rrota shpërthen dhe fluturon në drejtim të nënës dhe foshnjës së saj, e cila ishte duke kaluar rastësisht në atë zonë.

Gruaja “fluturon” në ajër bashkë me foshnjën, pas shpërthimit të rrotës. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa nëna e tij ka marrë lëndime të lehta.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483