Kosova

E ther me thikë gruan gjakovari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë. I njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij duke e goditur në stomak me një mjet të mprehtë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.