Kombëtare

E sulmuan për masat e rrepta në kuadër të ditës se Fiter Bajramit, kryeministri Rama publikon videon e veçantë që në mëngjes

Sot është Fiter Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin, por në një situatë aspak të zakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht kësaj feste të shenjtë për myslimanët, zonat e kuqe janë të mbyllura dhe nuk do të lejohet asnjë aktivitet ndërsa besimtarët nuk kryen dot faljen në sheshe, sikur ishte traditë, por në xhami nën protokollet shëndetësore të sigurisë.

Pikërish këto rregulla u komunikuan dje edhe nga kryeministri Rama, i cili u sulmua jo pak për këto masa.

Ndërkohë që shumë prej qytetarëve nuk do të kenë mundësi të falin Namazin si çdo vit, kryeministri Rama ka zgjedhur t’iu urojë të gjithëve mirëmëngjes duke publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa nga xhamitë kryesore në vendin tonë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.