Bota

E shtypi autobusi, thanë se vdiq nga Covid/ Qeveria del “blof” me shifrat, mjekja shqiptare jep lajmin: Si u zbuluan mijëra vdekje “të rreme”

Edhe mjekja Anika Dolke ka bërë publike të plotë artikullin mbi statistikat zyrtare të të vdekurve si pasojë e COVID-19, në Britaninë e Madhe.

Sipas artikullit të “Daily Mail’, deri tani qeveria Britanike ka gabuar me të vdekurit si pasojë e COVID, duke regjistruar të paktën katër mijë më tepër se shifra zyrtare.

Mijëra të vdekur nga koronavirusi do të fshihen nga numri zyrtar i qeverisë, pas rishikimit të listave në numërimin e fiaskos.

Akademikët zbuluan se metodat e Shëndetit Publik në Angli nënkuptonin që llogarisnin si viktimë të Covid çdo person që ndërronte jetë pasi testonte pozitiv për Covid-19, edhe nëse e kishte shtypur autobusi dhe e kishte luftuar sëmundjen muaj më parë.

Ky gabim mund të ketë ndodhur ne rreth 4.000 raste, ose gati 10% e vdekjeve totale nga Covid-19. Ministri i Shëndetësisë së Anglisë pritet që ta deklarojë shifrën e re në fund të javës, pas rishqyrtimit dyjavor që gjeti gabimin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483