Bota

E rrallë, Bagdadi mbulohet nga bora

Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdad, u zgjuar të befasuar nga reshjet e borës, të cilat ranë pas më shumë se një dekade.

Shumë njerëz filluan të bënin fotografi në borë, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore. Këto reshje e patën origjinën nga stuhia dimërore që e përfshiu Evropën, shkruan “Daily Mail”.

Hera e fundit kur në Bagdad kishte rënë borë para kësaj here ishte në vitin 2008, por reshjet atëherë ishin të dobëta dhe u shkrinë shpejt. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vjet.

“Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut, duke sqaruar se vala e të ftohtit ka ardhur nga Evropa.

Banorët e Bagdadit nuk janë të mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Viteve të fundit, rekordi i temperaturës më të lartë prej 51 gradësh ka qenë afër thyerjes disa herë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483