SHËNDETËSIA

E rëndësishme! Kjo video tregon ndryshimin drastik mes kollitjes në bërryl dhe asaj në dorë

Një video nga Universiteti Gjerman i Weimarit na tregon rëndësinë e kollitjes në bërryl, si një nga masat paraprake për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Duke përdorur një teknikë që lejon të tregojë  daljet e ndryshme të trupit tonë, ata kanë realizuar provën midis vendosjes së dorës kur kolliteni, dhe vendosjes së bërrylit.

Rezultati është mjaft përfundimtar. Kur kolliteni dhe e vini dorën para, grimcat ku mund të përfshihet edhe koronavirusi, përhapen si në zonën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtmen dhe nuk funksionon në mënyrë efektive.

Kur kolliteni me bërrylin para, shpërndarja e grimcave është praktikisht e zbehtë, duke bërë që rreziku i mundshëm të mbetet në bërrylin tonë. Përveç kësaj, në këtë mënyrë ne shmangim mbajtjen e këtyre burimeve të infeksionit në dorë, ku është shumë më e lehtë për t’i transmetuar ato. Edhe pse është disi e vështirë, dhe që shpesh e harrojmë, është një nga çelësat kryesorë për të frenuar ngjitjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.