E rëndë/ “Zemrat tona janë thyer nga ky lajm”, gjendet e vdekur në frigorifer, çfarë ka ndodhur me detektiven

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforninë Jugore, SHBA. Miriam E. Travis, rreshtere detektive, 87-vjeç, u gjet e vdekur në frigoriferin që ishte vendosur në garazhin e shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjet këtë fundjavë, pasi familja e saj e kishte deklaruar të humbur.

“Zemrat tona janë thyer nga ky lajm dhe e gjithë familja LASD mban zi për humbjen e saj”, tha sherif Alex Villanueva në një deklaratë.

Ndërkohë, policia ka vijuar punën për zbulimin e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar. Viktima doli në pension si rreshtere detektive në vitin 1990 pas 27 vitesh në departament, përfshirë 11 vite në Byronë e Vrasjeve. “Vajza dha deklarata jokonzistente për vendndodhjen e nënës së saj”, tha oficeri Javier Cabrera i Departamentit të Policisë Riverside.

Go to TOP