Bota

E rëndë! Vritet gazetari i njohur, kishte marrë kërcënime edhe më parë

Jorge Armenta, drejtori i ”Medios Obson”, u vra në Ciudad Obregon të Meksikës duke shënuar kështu rastin e tretë të një gazetari që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit 2020, deklaroi prokurori rajonal duke raportuar se edhe ”një oficer policie ishte vrarë gjithashtu”.

”Armenta kishte marrë kërcënime dhe ishte nën mbrojtjen e qeverisë”, kujton organizata ”Reporterët pa Kufij” (RSF) të cilë tpo hetojnë llojin e mbrojtjes që i ishte dhënë viktimës.

Claudia Pavlovich Arellano, guvernatore e Shtetit Sonora, deklaroi se ajo kishte urdhëruar prokurorin që “të fillojë menjëherë një hetim për të vendosur dhe gjetur ata që janë përgjegjës për sulmin e dënueshëm”.

Për vite me radhë, RSF e ka klasifikuar Meksikën, së bashku me Sirinë dhe Afganistanin e shkatërruar nga lufta, si vendet më të rrezikshme për gazetarët.