Kombëtare

E rëndë! U shpallën dje të humbur, gjenden të pajetë trupat e 3 minatorëve në Dibër

Shqipëri/ 3 minatorët që u shpallën të humbur dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj”, në Selishtë.

Policia bën me dije se u gjetën trupat e shtetatsve: Ismail Hoxha., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos. Çesku., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./t.ch