Kombëtare

E rëndë! U plagos me armë zjarri, vdes rrugës për në spital 23 vjeçari (DETAJET)

23 vjeçari me inicialet Sh.L ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Dibër, teksa transportohej për ndihmë mjekësore në spital pasi u vetëlagos me armë zjarri.

Policia e Dibrës njofton se i riu është vetëplagosur me armën e zjarrit që mbante me vete teksa kulloste bagëtit në mal, në zonën e Reçit, por fatkeqësisht gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, në fshatin Ndershen njësia Adminstrative Reç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.