Bota

E rëndë/ Studenti 22-vjeçar i inxhinierisë vret veten për shkak të izolimit nga koronavirusi

Një nënë e pikëlluar ka treguar se si djali i saj 22-vjeç bëri vetëvrasje pasi u ‘mbingarkua’ nga bllokimi.

Ben Brown, nga Gloucester, vrau veten të hënën pasi i shkruajti nënës së tij Helen Hartery-Brown një letër në lidhje me shëndetin e tij mendor.

Një natë para vdekjes së tij, zonja Hartery-Broën, 54 vjeç, tha që studenti i inxhinierisë Ben, i cili jetonte me miqtë në Leicestershire, e kishte fshehur ankthin e tij.

Sidoqoftë, ai foli për ndikimin ‘mbizotërues’ që ky bllokim kishte pasur mbi të në një letër që e gjeti nëna e tij pasi vdiq.

“Fola me të para se të vriste veten, më tha se më donte shumë. Bllokimi kishte një ndikim shumë të madh tek ai. Ben nuk kishte folur me askënd se si ndihej. Kjo ishte torturuese për të”, tha e ëma.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483