Kronika e zezë

E rëndë, djali e qëllon me thikë për vdekje nënën e tij 70 vjeçe, nga plagët e marra ajo ndërron edhe jetë

Shqipëri/ Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Autori 44 vjeçar, Olsi Çekiçi, i cili vuan nga probleme mendore ka qëlluar me thikë nënën e tij, shtetasen Firdes Çekiçi, rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. +

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./t.ch/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483