Bota

E rëndë, digjen tre fëmijë brenda një veture në Australi

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Austri. Katër persona, tre prej tyre fëmijë kanë vdekur pasi një veturë u përshi nga flakët.

Policia australiane ka njoftuar se ata kanë vdekur pasi dikush besohet se qëllimisht ia vuri flakën veturës në të cilën ndodheshin viktimat. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Brisbane.

Autoritetet policore të rajonit Queensland thanë se të gjithë fëmijët ishin nën moshën 10-vjeçare dhe ata u gjetën të vdekur në kohën kur në vendin e ngjarjes arriti ekipi i emergjencës.

“Është një skenë e tmerrshme. Hetimet janë në fazë të hershme, por vetura ishte e përfshirë tërësisht nga zjarri kur arriti policia”, tha hetuesi Mark Thompson.

Mjekët njoftuan se e kanë trajtuar edhe një kalimtar të rastit, i cili, duke u përpjekur t’i shpëtonte njerëzit nga zjarri, kishte pësuar djegie në fytyrë.

Dëshmitarët thanë se e panë një grua duke dalë nga vetura dhe se trupi i saj ishte i përfshirë nga zjarri, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i cili tha se me zemër është pranë familjeve të viktimave dhe komunitetit, duke bërë thirrje që të kërkohet ndihmë nga të gjithë ata që kanë nevojë në lidhje me këtë tragjedi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.