Kombëtare

E rënd/ Shqiptari vrau vajzën dhe e groposi në oborrin e shtëpisë në Korfuz, gjykata jep vendimin

Gjykata e Thesprotisë në Greqi e ka dënuar shqiptarin nga Berati, Aleko Petro, me “burgim të përjetshëm”. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij.

Pasi e masakroi, ai e groposi në oborrin e shtëpisë me shpresën që nuk do të gjendej. Mirëpo njoftimi i policisë nga fqinjët, si dhe qeni i Angelinës e nxorri atë zbuluar. Policia e gjeti trupin e 29-vjeçares Angelina Petro të groposur në oborrin para shtëpisë, në janar 2019.

Pas këtij vendimi të dhënë nga drejtësia greke, nëna e viktimës, Xhezmije Stoçeni, duke deklaruar se nuk e ka njoftuar askush në lidhje me vendimin e marrë sot për të, ka pohuar se nuk i intereson në është gjallë apo ka vdekur.

“Nuk më ka informuar askush për dënimin e tij. Ja kam lënë në dorë drejtësisë dhe nuk më intereson në është gjallë apo ka vdekur. Ai masakroi barbarisht vajzën e tij në lulen e rinisë”, ka thënë Xhezmija.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483