Show Biz

E pyesin për jetën private të Flori Mumajesit ! Ja si reagon Eneda Tarifa

Eneda Tarifa e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora foli gjatë për këngën e saj në “Këngën Magjike”, për kontekstin që mori pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për polemikat e shumta që u ngritën.

Duke u veçuar pak nga kënga e Enedës, Sonila Meço e pyet atë edhe për Florin. Çfarë po ndodh me Florin, a është i lidhur, apo kur do martohet, por këngëtarja ishte shumë e rezervuar duke u shprehur se Flori është tepër diskret dhe nuk ndan gjërat e tij private me asnjë.

“Unë kam një marrëdhënie tepër korrekte me të, është shumë distante për të folur për të tilla gjëra, por di që Flori është një njeri tepër diskret dhe të gjithë energjinë e tij nuk e harxhon nëpër intervista apo panele, por për të bërë dhe për të lënë këngë të mrekullueshme me gjithë paragjykimet që e kanë ndjekur Florin dhe unë gjithmonë i them, të dhëntë jeta fuqi dhe energji për të bërë dhe për të lënë këtë art që bën ti”, u shpreh Eneda.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.