Kuriozitet

E pazakontë, lind zebra e parë me pika (FOTO)

Është një ngjarje e pazakontë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Në Kenia lindi një zebër me pika, pasojë e një mutacioni gjenetik që ndikon tek lëkura e kafshës, e cila normalisht, duhet të ishte me vijat e famshme bardh e zi.

Fotoja e zebrës së re, të quajtur Tira, u shfaq në faqen e Facebookut të Wildest Africa, dhe e pushtoi rrjetin sa hap e mbyll sytë. Në 2014-tën, po në Kenia ishte shfaqur një zebër e rritur mashkull që kishte disa pika në shpinë.

Asokohe u tha se ky ekzemplar nuk afrohej me kafshët e tjera të tufës dhe dukej mjaft agresiv.