Kosova

E pazakontë/ Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së njofton se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

Kjo sindikatë e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Për këtë, Sindikata ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme në orën 14:30 në ambientet e Telekomit.

“Ftoheni në konferencë të jashtëzakonshme sot më 15.07.2020, në hollin e ndërtesës kryesore të Telekomit të Kosovës. Arsyeja e thirrjes është: Bllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat për rastin z. Mobile”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së PTK-së.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.