SPORT

E papritur, Messi rrezikon të humbë 3 javët e para në La Liga

Barcelona rrezikon të mbetet pa Lionel Messin për fillimin e sezonit të ri në La Ligë e cila starton në duelin kundër Villarrealit më 27 shtator.

Skuadra katalane mund të ketë një mungesë të madhe, pikërisht Lionel Messin, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”

Kapiteni i Barcelonës mund të përfshihet në listën e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit dhe sipas protokolit të pandemisë së COVID-19 mund të shoqërohet me mungesa në disa takime me ekipin nga La Liga.

Një bashkim i mundshëm me Argjentinën do të përkthehet me karantinim 14 ditor të Messit. Prandaj, Messi kështu rrezik të mungojë në 3 javët e para të La Ligës kundër Villarrealit, Celta Vigo dhe Sevillas.SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483