ROZË

E papërshkrueshme nata e parë e Ngom Festit

Mbrëmë ishte nata e parë e edicionit të nëntë të festivalit “Ngom Fest” ku performuan artistë të shumtë të rinj të muzikës Hip-Hop si edhe labeli i njohur Kosovar PINT.

Ishte një atmosferë e pa përshkrueshme në Kalanë e qytetit të Prizrenit ku interesimi ishte më i madhi që ka ndodhur ndonjeherë në festivalin “Ngom Fest”.

Sonte vazhdojmë me natën e dytë të festivalit ku do të performojnë bendet nga Kosova si edhe ato të huaja. Në skenën kryesore (Main Stage) do të performojnë Jericho, Offchestra, Sytë e Zhag nga Kosova si edhe bendi “Ignore the Elephant” nga Suedia.

Nga ora 02:00 do të vazhdohet në Skenën e Lindjes së Diellit (Sunrise Stage) ku do të ketë muzikë elektronike. Aty do te performojnë DJ Exos nga Irlanda e DJ Ingrid nga Italia si edhe Dj Synonyms e DJ Jehonë nga Kosova.

Biletat vazhdojnë të jenë në shitje në Ngom Shop që është i vendosur në sheshin Shadervan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.